Ai i vajton baladat e dashurisë. Blerim Muharremi, thuajse në çdo këngë të tijën, qanë për dashuritë e humbura.
Ka ditë që ai e ka paralajmëruar publikimin e këngës së re, në bashkëpunim me një emër të ri të muzikës, Albulena Ukajn.
“Mbylli sytë” do të quhet kënga, që sigurisht, i dedikohet një dashurie plot vuajtje, e Blero, sot ka publikuar një rresht nga teksti i këtij projekti.
“Mbylli sytë dhe mendo sikur s’jemi nda, du me t’pa të palënduar, si herën e parë”, janë disa nga fjalët që do thuhen në këtë këngë prekëse. /Prive.al