Kendall Jenner zbulon nga se ka vuajtur: “Kam pasur sulme të këqija…”

By

Së fundmi, në një intervistë për Vogue, modelja, Kendall Jenner, foli hapur në lidhje me betejën e saj me ankthin në bisedë me disa profesionistë të shëndetit mendor.

“Dy ose tre vjet më parë fillova vërtet të kisha sulme paniku shumë, shumë të këqija”, zbuloi Jenner.

“Kisha frikë kur bija në gjumë, ndjeja rrahje të mëdha  zemre. Nuk merrja dot frymë”, shtoi modelja.

Kendall vuri në dukje se ‘pjesa interesante’ në lidhje me serinë e saj Vogue, e cila që premierë në episodin e saj të parë të enjten ‘nxjerrë në pah versione të ndryshme të ankthit’ për njerëzit.

“Sipas CDC, raportet e ankthit janë trefishuar në kulmin e pandemisë COVID-19, duke nxitur një krizë të shëndetit mendor që vazhdon edhe kur vaksinimi përhapet në të gjithë botën”, thuhet në titullin e Vogue që reklamon serinë me katër pjesë të Jenner.

Artikuj të ngjashëm