Sinem Kobal dhe Kenan İmirzalıoğlu, një nga çiftet më të pëlqyer Turk janë bërë prindër për herë të dytë.
Mediat turke kanë raportuar se bashkëshortja e aktorit, Sinem Kobal ka sjellë në jetë vajzën e dytë. Sinem dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe si duket çifti e ka zgjedhur tashmë emrin për vogëlushen e tyre.
Ata kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre të dytë Leyla.
Çifti, prindër të dy vajza tashmë u martuan në ishullin “Cunda” gjashtë vjet më parë. /Prive.al