Kë po e ofendon publikisht Lori Hoxha?!

By

Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes janë versioni alla-Blero&Teuta për vëllezërit tanë përtej kufirit kur është fjala për vëmendje mediatike.

Çdo lëvizje iu bëhet lajm teksa shumicën e rasteve vend zënë për pushimet luksoze në turet e pandalshme.

E kjo mënyrë e jetesës ka bërë që Lori, pak nga zilia e pak nga një qëndrim i ngurtë, krahas fansave të ketë edhe persona që nuk e pëlqejnë.

Këta të fundit nuk hezitojnë as të lëshojnë komente qoftë për operacionet plastike apo edhe detajet tjera.

Një prej komenteve të fundit të kësaj natyre duket se e ka nervozuar pak Lorin e cila e ka shpërndarë me emër të plotë personin që fliste për atletet e saj nën mbishkrimin: ‘O Zot i madh, ju jeni të gjithë budallenj’.

Mos e ka tepruar pak Lori duke u tallur në cilësimet për personat që e ndjekin e të cilëve realisht iu ekspozohet?! Hmm.. /Prive.al/

1

Llogaria e plotë e të apostrofuarës është fshehur për çështje etike nga Prive.al.

Artikuj të ngjashëm