Rreth dy vite e gjysmë banim i vazhdueshëm në Tiranë kanë bërë që reperi Getoar Selimi tashmë, shtëpi të vërtetë ta ketë kryeqytetin e Shqipërisë.
Miqtë nga Kosova nuk mungojnë për liderin e Babastars që pret e përcjell rrethin nga Kosova.
E sot, rradha ka qenë për reperin 2Ton dhe producentin Bini Nebihu.
Ky i fundit ka postuar një fotografi ku shfaqet bashkë me dy djemtë e tjerë nën mbishkrimin: ‘Mysafir te daja Ghetto Geasy me 2Ton’.
Nuk dihet nëse në takim i lidh djemtë ndonjë bashkëpunim i mundshëm që mund të vijë gjatë këtij viti. Kjo mbetet të shihet me kohën… /Prive.al/