Për nder të ditëlindjes së 40- të Kate Middleton, sot Pallati Kensington ka publikuar tre portrete të reja të Dukeshës së Kembrixhit që duket mbretërore dhe më rrezatuese se kurrë me tre fustane të ndryshëm Alexander McQueen.
Fotografi Paolo Rovers shkrepi fotot në Kew Gardens në Londër nëntorin e kaluar dhe ato do të hyjnë në koleksionin e përhershëm të Galerisë Kombëtare të Portreteve, ku Kate është mbrojtëse.
Në një foto Kate veshi një fustan të kuq me një shpatull, me xhepa dhe një palë vathë diamanti nga koleksioni i Mbretëreshës Elizabeth 2. Në një foto tjetër, Kate ka një fustan të bardhë dhe një palë vathë me diamante dhe perla që i përkisnin princeshës së ndjerë Diana.
“Marrja e portretit të Lartësisë së Saj Mbretërore Dukeshës së Kembrixhit ishte një nder i vërtetë për mua dhe një moment gëzimi i pastër”, tha fotografi, sipas mediave të shumta. “Unë u preka nga ngrohtësia dhe pritja e saj miqësore dhe u magjepsa nga sytë e saj të shndritshëm që pasqyronin bukurinë e shpirtit të saj dhe buzëqeshjen e saj që tregonte bujarinë e zemrës së saj”.
Ai shtoi: “Ishte një përvojë e thellë dhe e pasur për mua, një moment i paharrueshëm. Kam takuar një person të mrekullueshëm, një person që me energjinë e saj pozitive mund të sjellë shpresë në të gjithë botën”.
Dukesha thuhet se do të festojë 40 vjetorin me familjen e saj në shtëpinë e tyre në Norfolk, Angli.