Karantina merr trajta të frikshme në shtëpinë e Angela Martinit

By

Në ditën e 25-të në karantinë, modelja shqiptare Angela Martini ka vendosur të tregojë histori të frikshme me të cilat është përballur.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se ka filluar që të dëgjojë zhurma të çuditshme në shtëpi.

Ngjarja do ishte më pak e frikshme nëse Angela do të ishte e vetme në këtë rrëfim të ngjarjes por asgjë nuk është rastësi sepse zhvillimet janë konfirmuar edhe nga mikja e saj, me të cilën Martini po qëndron në shtëpi.

‘Ne filluam të dëgjojmë zhurma natën. Thirrëm njëra-tjetrën duke pyetur mos ishe në banjo por ne se dimë zhurmë. Çdo mbrëmje ne dëgjojmë njerëz që ecin dhe pyesim njëra-tjetrën bëre gjë një kat më poshtë dhe përgjigjemi jo! Është e frikshme’ – dëgjohen vajzat duke thënë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm