Kaq vite përpjeke nga Etnon por prap se prap pa arritur qëllimin e caktuar!

By

Reperat e njohur Genc Prelvukaj e Milot Hasangjekaj, për të gjithë publikun njihen me nofkën e grupit të tyre Etnon.

Pothuajse e gjithë karriera e artistëve ka qenë aq e lidhur ngushtë mes vete duke mos dalur kështu prej kornizave të grupit pothuajse asnjëherë.

Por, edhe pse kaq vite në skenë, dyshja e njohur duket se kanë dështuar në një qëllim që i’a vunë vetes vite më parë.

Ata tentuan që emrin e tyre të artit ta rikthenin nga Etno Engjujt në Etnon por edhe kur kanë kaluar afro 10 vite nga kjo iniciativë rezultatet janë mjaft të dobëta.

Kjo pasi dyshja edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të njihen e të thirren me emrin e tyre të parë e shumë shpesh ndodh që edhe ‘Flyer-at’ e koncerteve të jenë të shkruara me atë emër.

Një fakt tjetër që e vulos edhe më tepër këtë gjë është fotografia e fundit e Genc Pelvukajt në Instagram.

Aty shihet se reperi ka marrë një befasi mjaft simbolike, një kafe me mbishkrimin e grupit të tij i cili korrespodonte përsëri me emrin e tyre të vjetër. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm