2017-ta ishte vit ikonik për reperin Capital T.
Ai listoi disa hite në diskografinë shqiptare teksa vëmendje të madhe i kushtoi edhe paraqitjes së jashtme.
Me një stil më ndryshe, i brenduar tërësisht edhe në rrjete sociale, fizikun e mirë falë ushtrimeve, reperi dëshmoi se ka një strategji të mirëmenduar.
E duket se një të tillë, komplet të re e ka edhe për 2018-tën.
Reperi duket ti ketë prerë flokët në një stil të ri të cilin edhe nuk e ka zbuluar në rrjete sociale por e ka paralajmëruar përmes një videoje.
Tashmë kur i ka larguar edhe të gjitha fotografitë e mëparshme, Kapo duket të jetë gati për një fillim tërësisht të ri. /Prive.al