Sfida e kapitenit vjen me avantazhe të ndryshme nga “Vëllai i Madh”, kësisoj kapitenia e javës Arta gjatë spektaklit të natës së sotme të Big Brother VIP Kosova, ka marrë të drejtën për ta futur automatikisht në nominim një nga banorët.
Përpos të nominuarve zyrtarë nga votat e banorëve, listës së përbërë nga: Xhuli, Shota, Vivien dhe Andi – kapitenia e javës, Arta i ka shtur edhe një banor tjetër. Ajo e ka nominuar Stresin.