Kanye West nuk ka hequr dorë nga shpresa për të shpëtuar martesën e tij.
Ylli i hip-hop-it i bëri një apel publik gruas së tij Kim Kardashian, që të “vraponte menjëherë drejt atij” ndërsa ai ishte në skenë duke përformuar së bashku me Drake, në koncertin e përfitimeve “Free Larry Hoover” të enjten në mbrëmje.
Ngjarja, e cila u zhvillua në Los Angeles dhe u transmetua drejtpërdrejt në ‘Prime Video’ të Amazon, kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin për reformën e burgut dhe dënimit dhe më konkretisht rastin e Larry Hoover.
West dhe Drake kanë mbrojtur lirimin e bashkëthemeluesit të bandës Gangster Diciples të Çikagos, i cili u dënua për vrasje në vitin 1973 dhe aktualisht po vuan burgim të përjetshëm në një burg në Kolorado.
Gjatë interpretimit të këngës së tij “Runaway”, West vendosi të devijonte nga mesazhi kryesor i koncertit dhe të niste një përpjekje për të rifituar gruan e tij.
“Kam nevojë që të vraposh menjëherë tek unë,” tha West, duke shtuar një varg të ri në këngë. “Më konkretisht, Kimberly”.
Koncerti ishte performanca e parë kryesore e West në pesë vjet dhe gjesti i tij shkaktoi një reagim të madh nga turma.
Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Wet, në muajin shkurt, shtatë vjet pasi dyshja u martuan në një ceremoni luksoze në Itali.
Deklarata romantike e West vjen disa javë pasi ai e bëri të qartë se ende shpresonte për një pajtim.