Ish-kampionia ruse e tenisit Maria Sharapova ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë.
Ish-numri 1 i botës në renditjen e WTA-s postoi në Instagram se lindi një djalë me Alexander Gilkes në fillim të këtij muaji dhe e quajti Theodore.
Gjatë gjithë shtatzënisë, ajo kishte postuar imazhe të saja me Theodorin.
Rusja e ka përshkruar lindjen e të birit si “dhurata më e bukur dhe sfiduese” që mund të dëshironte për familjen e saj.
Ajo hyri në Instagram për të shprehur sa e lumtur është me babanë e vogëlushit dhe të porsalindurin. /Prive.al