“Justin Timberlake s’ishte i dehur kur u arrestua”, thotë avokati i tij

By

Një seancë dëgjimore në rastin e Justin Timberlake që akuzohej për drejtim mjeti në gjendje të dehur u mbajt të premten, ku një avokat i këngëtarit kundërshtoi arrestimin e tij në qershor.

“Fakti më i rëndësishëm që duhet ditur për këtë rast është se Justin nuk ishte i dehur dhe nuk duhej të ishte arrestuar për DWI”, tha Edward Burke, avokati i Timberlake në një deklaratë.

“Policia bëri një sërë gabimesh shumë domethënëse në këtë rast. Justin respekton zbatimin e ligjit dhe punën shumë të rëndësishme që ata bëjnë. Ai ka bashkëpunuar në çdo moment me punonjësit e policisë dhe i ka trajtuar me respektin që meritojnë. Ai gjithashtu respekton të gjithë procesin gjyqësor, përfshirë Prokurorin e Qarkut dhe gjyqtarin që ishin sot në gjykatë”, shtoi Burke.

“Por fakti mbetet, ai nuk ishte i dehur dhe gabuan duke e arrestuar për këtë. Ne jemi të bindur se kjo akuzë do të shkarkohet”, shtoi ai mes tjerash,

Timberlake u arrestua në Sag Harbor, Nju Jork muajin e kaluar. Ai aktualisht është në turne për albumin e tij më të fundit, “Everything I Thought It Was” dhe nuk ishte i pranishëm në seancë.

Sipas policisë, këngëtari u pa duke drejtuar një BMW në orët e hershme të mëngjesit dhe “po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur”. Ai dyshohet se nuk ndaloi në një shenjë ndalimi dhe gjithashtu nuk arriti të qëndrojë në korsinë e tij të udhëtimit, thuhet në një deklaratë nga Policia e Sag Harbor.

 

Artikuj të ngjashëm