Juli e Mbresa tejkalojnë grricjet, ja çka ndodhi mbrëmë

By

Përgjatë Big Brother VIP Kosova, kanë pasur një raport goxha të mirë shoqëror i cili u prish pak nga fundi i aventurës televizive.

Por, dy finalistet, Juli dhe Mbresa duket t’i kenë lënë anash grricjet e javëve përmbyllëse të formatit.

Ato janë bërë bashkë mbrëmë teksa këtë e kanë “faktuar” përmes një videoje.

Mbresa e ka ngacmuar sërish pak Julin me fjalën ikonike “fuqizim” të cilën ajo e ka pasur vështirë ta shqiptojë sa herë i është rrekur kauzave për vajzat dhe gratë.

“Shkojmë pak me fuqizizëm”, është shprehur ajo me humor.

Teksa ka gjetur kohë për shoqen Mbresë, Juli nuk është parë (të paktën publikisht) asnjëherë me Atdheun këto ditë i cili poashtu gjendet në Kosovë.

Raporti i tyre jashtë mbetet ende pezull. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm