Pas 17 vitesh si regjisor i spektaklit më të ndjekur të humorit në Shqipëri, Altin Basha u largua nga “Portokalli”, lajm ky që shkaktoi shumë bujë mediatike.
Një ndër ata që ka pasur shumë përplasje me regjisorin Basha është Jul Deda, i cili e ka ironizuar dhe thumbuar hapur për largimin nga “Portokallia”.
“Bravo Altin, pas 17 vitesh eksperience pune si regjisor, më në fund ia arrite qëllimit, u bëre asistent regjisor. Hallall, plako”, shkruan Juli në ‘Instastory’.
Për raportin e tyre është përfolur gjatë dhe Juli ka qenë ndër të parët ish-aktorë të “Portokalli” që ka reaguar kundër regjisorit.