Domatet janë të lidhura me një përbërës të quajtur likopen, i cili ka përfitime të shumta shëndetësore. Në fakt, çdo perime ose frut i kuq përmban pak likopen – një substancë që u jep atyre ngjyrën e tyre të kuqe të ndezur.
Por domatet përmbajnë më shumë likopen se perimet e tjera, me një domate mesatare që përmban rreth 2-3 gram. Është interesante se lëngu i domates përmban dukshëm më shumë likopen sesa domatet e papërpunuara.
Më poshtë listohen të gjitha arsyet pse është mirë për shëndetin tuaj të konsumoni domate më rregullisht:
- Domatet mund të mbrojnë lëkurën tuaj,
- Janë shumë të mira për shëndetin e zemrës,
- Domatet mund të përmisojnë të pamurit,
- Ato përforcojnë sistemin tuaj imunitar dhe eshtrat tuaja,
- Ndihmojnë në rregullimin e humorit,
- Domatet janë të mrekullueshme për flokët tuaj dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.
- Mbrojnë shëndetin e mushkërive dhe atë oral.