Rihanna tani është zyrtarisht një miliardere dhe muzikantja femër më e pasur në botë, sipas Forbes, shkruan BBC, përcjell Prive.
Ylli i popit vlen 1.7 miliardë dollarë (1.2 miliardë), me rreth 1.4 miliardë dollarë që vijnë nga vlera e kompanisë së saj kozmetike Fenty Beauty.
Pjesa tjetër e pasurisë së saj vjen kryesisht nga kompania e të brendshmeve, Savage x Fenty, me vlerë rreth 270 milionë dollarë, dhe fitimet e saj nga muzika dhe aktrimi.
Ajo është e dyta pas Oprah Winfrey si argëtuesja femër më e pasur në botë.
Rihanna – emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty – nisi Fenty Beauty në vitin 2017 në një partneritet me kompaninë e mallrave luksoze LVMH. /Prive.al