Ju kujtohet? Edhe Bjordi e Adela kishn kënduar në “Këngën Magjike” (VIDEO)

By

Me dashurinë e tyre, ata morën zemrat e mijëra shikuesve shqiptarë.

Në kohën kur po shfaqej Big Brother Albania 2, ata ishin çifti i preferuar i të gjithëve.

Bjordi Mezini dhe Adela Xhamani, dolën si të dashuruar nga Big Brother për të vazhduar me lidhjen e tyre edhe për disa vjet më pas.

Por, ishte një moment i kobshëm, ishte mëngjesi i së dielës që lamë pas, ai që mori jetën e Adelës, një vajzë e guximshme që e vetme luftoi me mentalitetin e vendit prej nga vinte, vetëm se jeta që po e jetonte nuk i shkonte më për shtati personalitetit të saj.

Kur vdekja e mori, ajo mori edhe njëherë zemrat e të gjithëve, por kësaj radhe i mbushi me pikëllim. E me pikëllim, e mbushi zemrën e ish të dashurit të saj Bjordit.

Ata ishin një çift i bukur bashkë, dhe si të tillë, në vitin 2010-të, ata kishin sjellë edhe një këngë në festivalin e “Këngës Magjike”.

“Nuk betohem dot”, ishte kënga e tyre, që i kushtohej dashurisë, e cila për ta përfundoi dhe nuk zgjati gjithmonë, ngase kohë më parë, dyshja ndau rrugët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm