Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit

By

Në një episod të regjistruar  më herët për ‘Top Talent’ në Top Channel, aktorja Jonida Vokshi zbulon për herë të parë gjininë e bebit që po pret.

Prezantuesja Ori Nebiaj u shfaq me dy tullumbace në skenë një rozë dhe tjetri i kaltër, për të pyetur jurinë se cila gjini pati fat më shumë në garë.

Duke iu referuar Jonidës si ‘juri e dyfishtë’, prezantuesja shkoi drejt aktores për të marrë përgjigjen, dhe kërkon nga ajo të zbulojë gjininë e bebit.

Jonida pranoi se është në pritje të një vajze. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, do të bëhen prindër për herë të parë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm