Jonida publikon foton e saj të preferuar me Besnikun dhe i dedikon një alamet urimi

By

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet më simpatike të industrisë së argëtimit. Ata janë bërë edhe prindër të një vajze që i lanë emrin Ema.

Ditën e sotme, në shtëpinë e tyre ka festë. Aktori feston ditën e lindjes dhe Jonida nuk ka ngurruar që t’i dedikojë fjalët më të bukura. Ajo ka ndarë një foto të para 6 viteve, ku dhe i ka shprehur të gjithë dashurinë.

“Kjo është ndër fotot tona të preferuara edhe pse para 6 vitesh. Ajo që e du më shumë se gjithçka te ne, është se kënaqemi e qeshim bashkë njësoj si atëherë. Gëzuar ditën tënde të lindjes dashuria ime dhe e Emit. Të dua”, ka shkruar aktorja. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Artikuj të ngjashëm