Për të gjithë ata që kanë ndjerë mungesën e Jonidës në cilësinë e këngëtares ajo u rikthye!
Këngëtarja iu rikthye dashurisë së vjetër – muzikës – duke publikuar një këngë të re.
Bëhet fjalë për këngën “I need you” në bashkëpunim me Obie Kellz, gjysmë shqip, e gjysmë anglisht.
KLIKONI KËTU PËR TË DËGJUAR KËNGËN
Me këtë rast Jonida bëri një status ku tregoi për rikthimin e saj e madje dha edhe një premtim.
“Është gjithmonë qejf dhe emocion të kthehem tek dashuria ime e parë, tek ajo që më njohu me ju… Ky është materiali im i ri në muzikë dhe pas tij do vijnë shumë të tjerë. Ky është një premtim: s’ka më pushime! Uroj ta shijoni dhe te kërceni po aq sa unë në këtë vit që e mbaja vetëm për vete këtë duet”, ka shkruar Jonida. /Prive.al