Të dielën, Shqipëria do e ketë vendin e saj në finalen e Eurovision 2019-të.
Këngëtarja Jonida Maliqi sonte këndoi në gjysmëfinale në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa interpretimi i saj ishte tejet emocionuese e po ashtu edhe paraqitja skenike.
Pas votave të publikut, ajo ka arritur që me këngën “Ktheju Tokës”, që u dedikohet emigrantëve, të kalojë në finale.
Maliqi sonte ka kënduar live ndërsa me këtë performancë, e dëshmoi se kualiteti i saj vokal është për çdo lëvdatë e po ashtu, edhe performimi skenik që ishte i kuruar deri në detaj.
Të dielën mbahet nata finale, ndërsa Shqipëria garon me dhjetëra shtete të tjera europiane duke synuar renditje sa më të lartë në listën e shteteve pjesëmarrëse. /Prive.al