Jona, e dyta e ‘Big Brother 7’ ishte sonte pjesë e game-show ‘Dilema’.
Në episodin më spektakolar ndonjëherë, Jona mori 200,000 lekë të reja (rreth 1600 euro).
Për kaq e shiti ajo valixhen e saj e cila ka pasur shifrën më të lartë ndonjëherë deri sot.
Numri 21, i zgjedhur nga Jona kishte 2,000,000 lekë, të cilat do dyfishoheshin në 4,000,000 të reja, shprehur në shifra të eurove, 31,000 euro.
Fatkeqsisht, Jona mori 1600 euro por humbi mundësinë për t’i fituar 31,000, shifrën më të lartë ndonjëherë në spektaklin që transmetohet në Top Channel.