Joe Jonas dhe Sophie Turner finalizojnë divorcin!

By

Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë finalizuar divorcin e tyre pas një beteje të ashpër njëvjeçare.

Dyshja së fundmi arritën një marrëveshje divorci, sipas dokumenteve të cilat janë nënshkruar nga një gjykatës.

Të dhënat janë konfidenciale, por ishte raportuar më herët e Sophie dhe Joe u përpoqën të hartonin një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve dhe ndarjen e pasurive në ndërmjetësim.

Këngëtari dhe aktorja u martuan në vitin 2019 dhe janë prindër të dy vajzave, Willa katër vjeçe dhe Delphine dy vjeçe.

Pas muajsh thashetheme për ndarje, Joe paraqiti kërkesën për divorc nga Sophie në shtator të vitit 2023 dhe beteja e tyre për kujdestarinë dhe paratë u bë krye-temë në mbarë botën.

 

Artikuj të ngjashëm