Jo vetëm Sinani e Andrra po shijojnë Santorinin (FOTO)

By

Çifti i njohur Sinan e Andrra, ditën e djeshme krahas një angazhimi që artisti pati në Greqi zgjodhën që ti bënin edhe një vizitë njërit prej vendeve më të bukura atje pra ishullit të Santorinit.

Për ta mjaft kjo vizitë i’u lidh mjaft mirë edhe me festën e të dashuruarve duke u shndërruar kështu në një udhëtim mjaft të ëmbël.

Por, në këtë vend duket se Sinani e Andrra nuk ishin të vetmit figura të njohura shqiptare pasi që edhe një tjetër këngëtare u pa në të njejtin vend.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Shqipëria, Poni, e cila përkundër dyshes në disa fotografi të publikuara në Instagram u shfaqë e vetme duke na lënë të lirë të hedhim hipotezat tona për partnerin e saj në këtë udhëtim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm