Jo më beqar! Atdhe Xharavina konfirmon se është në lidhje

By

Ish-konkurrenti shumë i përfolur, Atdhe Xharavina duket se po jeton një romancë të bukur.

Ai së fundmi ishte i ftuar në “Ftesë në 5” për të folur për të rejat në jetën e tij.

Gjatë bisedës ai u surprizua edhe me një video-mesazh nga e motra, e cila ndër të tjera i shprehu urimin për ta parë çift me një vajzë brune.

I emocionuar ai foli për raportin e afërt që ka me motrën dhe konfirmoi se ai në fakt është në lidhje me një vajzë shqiptare.

Duke mos zbuluar më shumë në lidhje me vajzën ai tha se ajo është xheloze dhe i kërkoi falje edhe për problemet që kanë pasur në çift. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm