“Jeta është e shkurtër, le të çmendemi” – Blogerja ndërron jetë në aksident fatal

By

Ylli i rrjeteve sociale, Júlia Hennessy Cayuela ka ndërruar jetë në moshën 22 vjeçare.

Postimi i saj i fundit lexonte, “Jeta është e shkurtër, le të çmendemi – unë, ti dhe rruga. Ëndrrat e tua janë të miat”.

Blogerja e ndjerë ishte në një udhëtim me bashkëshortin e saj, Daniel Cayuela, kur u aksidentuan me motoçikletë në Brazil.

Ajo u dërgua me aeroplan në një spital në qytetin Parana në gjendje kritike, por vdiq menjëherë pas mbërritjes pas një arresti kardiak të papritur, sipas medias braziliane “O Tempo”.

Daniel – një sipërmarrës me më shumë se 110,000 ndjekës të tij në Instagram – gjithashtu u plagos rëndë, iu nënshtrua një operacioni në shpatull dhe mbetet në kujdesin intensiv. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm