Jennifer Lopez u pa duke fluturuar me pako ekonomike gjatë fundjavës.
Artistja që ka një vlerë neto të vlerësuar prej 400 milionë dollarësh u vendos për një fluturim 2 orë e 20 minutash nga Napoli të Italisë për në Paris të Francës.
Fotot e marra nga MailOnline tregojnë këngëtaren 54-vjeçe të veshur fare thjesht, ndërsa ishte ulur në një ulëse karshi dritaresh në një fluturim të AirFrance – ku çmimet e biletave fillojnë nga 134 euro dhe nuk ka klasë biznesi.
Ndërsa nëna e dy fëmijëve zgjodhi të udhëtonte me një buxhet solid, ajo rezervoi ndenjësen e mesme për çantën e saj.