Jennifer Lopez dha një deklaratë të rrallë në një video të re të shpërndarë në faqen e saj në Instagram.
Ajo u shpreh se nuk ndihej se ‘i përkiste Hollywood -it’ edhe pse ka realizuar gati 30 filma. Dhe ajo shtoi se ajo ende ndihet si “e huaj”.
Filmi i saj i parë ishte në vitin 1995 “My Family” me Jimmy Smits dhe Constance Marie.
Ajo vazhdoi të luante në “Money Train, The Cell, The Wedding Singer dhe Maid In Manhattan” të gjitha këto para se të prodhonte filmat e saj si “El Cantante”, “Second Act” dhe “Hustlers”.
Lopez është ende e tronditur nga mos nominimi për rolin e saj si Ramona në filmin “Hustlers”.
“Unë mendoj për veten, e di që është e rëndësishme për të gjithë ne të ndihemi sikur i përkasim, dhe si shumica e njerëzve ka kaq shumë raste në jetën tuaj kur ndiheni si të huaj, ndihem kështu ndonjëherë në Hollywood,” u shpreh Lopez.
“Unë ende ndihem kështu,” shtoi ylli, duke e bërë të qartë se ajo nuk ndihet plotësisht e pranuar si aktore.
“Unë besoj se ne të gjithë kemi këtë fuqi të pakufishme brenda nesh që na bën të pandalshëm”.
Ajo shtoi: “E vetmja mënyrë për t’u ndjerë vërtet e bukur është të pranosh veten ashtu siç je”.
Në vend të saj nominimet për Oscar shkuan për Scarlett Johansson (Jojo Rabbit), Florence Pugh (Little Women), Kathy Bates (Richard Jewell), Margot Robbie (Bombshell) dhe Laura Dern (Marriage Story), e cila fitoi.