Ka pasur disa raste në vitet e fundit, kur këngëtarët shqiptarë zbuloheshin nga mediat për plagjiat të krijimeve të huaja, sidomos atyre ballkanike.
Por gjërat kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe tani janë të tjerët që vjedhin krijimet e këngëtarëve shqiptarë.
Kënga “S’je Normal” e këngëtares shkupjane Adelina Tahiri, i ra në vesh për të mirë dy artistëve nga Serbia.
https://www.youtube.com/watch?v=Vc4JER9x4zQ
Dyshja që ishin shumë të famshëm për ish Jugosllavinë me këngët e tyre, tani e kanë vjedhur vijën melodike të Tahirit, e po ashtu pak nga teksti i saj.
Đogani Fantastiko dhe Giogani Fantastico nga Beogradi, ishin një dyshe shumë e famshme kohë më parë, ndërsa më pak aktiv në të tashmen.
Kënga e tyre e publikuar me 11 nëntor “Instagram i hleba”, është kopje e këngës së Adelinës “Ti s’je normal”.
Ndërsa Adelina për Prive, Adelina Tahiri ka thënë se do ta padisë dyshen që i vodhi këngën dhe do i ndjekë ata përmes gjykatës.
Për këtë klip që Adelina e publikoi në korrik të këtij viti, ka harxhuar më shumë se 20 mijë euro vetëm në veshje. /Prive.al