Nuk ka qenë rrallë herë subjekt i debateve nëse një mysliman i devotshëm si ai, duhet të rrijë në vende ku pihet alkool, të bëjë muzikë rap e të mbajë tatuazhe.
Por pavarësisht të gjitha kritikave në adresë të tij, reperi i njohur shqiptar Arian Agushi gjithmonë ka pasur përgjigje të menduara mirë.
Përderisa disa herë i është përgjigjur pyetjes se si mundet një mysliman i përkushtuar të mbajë tatuazhe, kësaj here Gold Ag është përballë me një tjetër pyetje.
Feja islame në të cilën reperi beso, e ndalon konsumimin e alkoolit por edhe të rrihet në vende ku alkooli pihet!
Dhe një fans në Instagram është ai që e ka pyetur: Ti thua se je mysliman por rri neper kafiça?
Por Gold AG i ka kthyer një përgjigje paksa ironike: E ku të rrimë në pemë? – i thotë ai ndjekësit në fjalë.
Më poshtë mund të shihni një video ku Gold flet në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova për fenë dhe tatuazhet: