Një histori frymëzuese– të themi të paktën.
Vizioni dhe pasuria sipërmarrëse e Jay-Z janë rritur në mënyrë eksponenciale që kur karriera e reperit arriti sukseset e saja në vitet e 90-ta.
Ndër ato sipërmarrje është edhe labeli Roc Nation, dhe pikërisht Jay Z ishte ai që zbuloi këngëtaren Rihanna dhe e prezantoi në tregun amerikan.
Që do të thotë, kur vie fjala te zbulimi i talenteve të reja dhe promovimi i tyre, Jay Z ka standarde të larta.
Shumë artistë incognito pa dyshim që kanë ëndërr të jenë nën menaxhimin e labelit të Jay Z – një ndër ta ishte edhe GASHI.
Në një intervistë si pre – promovim të albumit të tij që ka një javë që është lansuar, GASHI tregon se e gjitha çka ai zotëronte ishte një ëndërr, CD me punët e tij dhe një biletë për LA. Në një takim të yjeve me fansa, ishte edhe Jay Z prezent. Ai i kishte po dhënë atij atë CD e cila kishte përfunduar në plehra.
Një gjë e tillë nuk kishte mjaftuar që të stoponte GASHI-n së ndjekuri ëndrrën e tij.
E gjitha e bukura e kësaj historie është që, pas një kohe GASHI arriti të nënshkruante kontratë me Roc Nation, e cila tani e prezanton artistin me këtë përshkrim:
“Lindur në Afrikë, rritur në Brooklyn nga prindër me origjinë shqiptare, GASHI është një racë e rrallë e artistëve që përfshin repin dhe këndimin në një stil që jo vetëm përfshin kulturën e Nju Jorkut, por edhe elemente muzikore nga rreth botës.”
Në albumin e tij që ai tani ka lansuar, Gashi paraqet influenca të ndryshme në muzikën tij, ose siç thotë artisti “Muzika ime ka shumë influenca nga Afrika, muzika shqiptare dhe Brooklyn.” /Prive.al