Jasmina vendosi të dilte çift me Andin nga “Për’puthen”, por historia e tyre përfundoi shumë shpejt që pas daljes nga emisioni.
Ndarja e tyre ishte shume publike, me të dy që shkëmbenin mesazhe thumbuese për njëri tjetrin në rrjete sociale.
Më herët, gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, ajo ka zbuluar se është në një lidhje të re. E pyetur më pas nëse i dashuri i saj është një person publik apo jo, ajo është përgjigjur: “Anonim”.
Ajo nuk ka ndarë asnjëherë detaje për interesin e saj romantik, mirëpo së fundmi ajo publikoi një fotografi të një dhurate shumë romantike.
Jasmin ka pranuar një arush me përplot trëndafila të kuq dhe postimi është shoqëruar me disa emoji zemra. /Prive.al