Jasmin Kadriu pjesë e “It’s My Love”?

By

Së fundi është përfolur se Jasmi Kadriu do të bëhet pjesë e emisionit të dashurisë në “It’s My Love”.

Aludimet e para nisën kur ajo u pa në shoqërinë e njërës nga konkurrentet, Erzës.

Të shpejtë ishin fansat që sugjerua se pas daljes nga “Për’puthen” ajo po bëhet sërish pjesë e televizionit.

Po gjithcka ka sqaruar vetë ish-konkurrentja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Jasmin thotë se ka shoqëri me Erzën dhe nuk është aktualisht pjesë e asnjë transmetimi televiziv.

“Jam me shoqen time për qejf, nuk jam në asnjë emision, në asnjë transmetim. Faleminderit!”- ka shkruar ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm