Janë distancuar por Dafina dhe Noizy do e presin bashkë Vitin e Ri?

By

Raporti mes Dafina Zeqirit dhe Noizyt ka pasur ulje-ngritje.

Disa vite më parë, ata rregulluan raportet, bënë një këngë bashkë dhe çfarë pasoi? Një distancim për arsye që mbetën të paditura për publikun.

I ftuar në NIN të Klan Kosova, një vit e gjysmë më parë, Noizy sa i përket raportit ishte shprehur:

“Po të më pyesësh se përse jam distancu me Dafinën, nuk di të them sepse jemi pak të çuditshëm dhe faji mbetet përherë kopil. Fajin se ka asnjëri. Me Ledrin mirë, me Dafinën mirë, jemi në paqe. Nuk jemi follow, por kur dikush të bëhet halë në sy më mirë mos ta kem follow”.

Teksa ende nuk ndiqen në rrjete sociale, deshën apo s’deshën ta shohin njëri-tjetrin, ndërrimin e viteve do e kalojnë bashkë.

Duke qenë në listën e artistëve më të kërkuar shqiptar, ata do e ndajnë skenën e një prej klubeve më të njohur të Tiranës me datë 31 dhjetor.

Lajmi është konfirmuar në rrjete sociale nga menaxheri Xhani Demika i cili ka ndarë posterin e eventit.

Në një nga herët kur Dafina këndoi me Noizyn, ajo e ka postuar lajmërimin e ndarë nga reperi. Do ta shohim si do veprojë kësaj radhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm