Së fundmi, në një koncert të Butrint Imerit ndodhi një përleshje fizike.
Artisti u kërkon fansave të tij të shijojnë koncertin dhe ndër të tjerash dëgjohet të thotë në një video tashmë virale, “Mos këqyrni katundarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.
Shihni videon në lajmin e mëposhtëm.
Shpërthejnë grushtet në koncertin e Butrintit, ky është reagimi i artistit (VIDEO)
Ndërkaq, sot artisti erdhi me një reagim duke kërkuar ndjesë për zhargonin që kishte përdorur në koncert.
Ai posaçërisht kërkon falje për termin “katunar” duke theksuar se edhe vetë është një i tillë. Artisti është shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani.
Shihni më poshtë reagimin e tij. /Prive.al