Ja si përfundon Lorik Cana për t’i bërë qejfin të birit

By

Ardhja në jetë e Boikenit e ka ndryshuar shumë ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën.

Nga ai moment, djali është prioritet të cilit i dedikohet shumë kohë.

Bashkë i shohim në pushime të veshur njejtë, në fushë futbolli e në daljet tjera.

E duket se Loriku nuk përton që me qëllimin e pastër të argëtimit të Boikenit, të futet edhe në paketa të kartonit.

Një moment të tillë shumë të lezetshëm babë e bir e ka ndarë bashkëshortja e ish-kapitenit, Monika.

Dy djemtë duken shumë të preokupuar me lojën saqë nuk kanë vërejtur se po fotografohen. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm