Me dy motrat, Zanfinën dhe Adelinën në kulmin e popullaritetit falë aktivitetit të tyre publik, megjithëse jo si këngëtare, edhe motra tjetër Ema, ka pasur gjithmonë vëmendje në publik.
Me një tip më introvert, edhe fotot e Emës kanë qenë të pakta por ‘akullin’ e ka thyer sot Zanfina me një imazh të përbashkët.
‘Bota ime’ – ka shkruar Zani në imazhin përkrah motrës së saj të shtrenjtë.
Me plot gojë mund të themi se Ema vazhdon të ruaj sharmin që e ka reflektuar kaherë. /Prive.al/