Bashkë kanë konsoliduar ‘kështjellën’ e dashurisë për vite të tëra të cilës ia ka lakmi secili.
Nysret dhe Merita Muqiqi si fryt të dashurisë kanë tre fëmijë. Përderisa me Albatrin jemi më familjar shkaku edhe i sukseseve në karrierë, Albiona dhe motra e saj e vogël janë më pak të ekspozuara në media.
E pikërisht këtë të fundit, Albatriti e ka shfaqur dje në rrjetin social Snapchat duke treguar se sa shumë vlen për të.
‘Jeta jem plot stil. Motra e vogël’ – ka shkruar këngëtari në imazhin e shpërndarë.
Nuk dihet nëse edhe e vogla e familjes ka pretendime për karrierë muzikore. Kjo mbetet të dëshmohet nga koha. /PRive.al/