Ja sa banorë do hyjnë në natën e parë të BBVK 3!

By

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se në kastin e edicionit të tretë të këtij formati, fillimisht do të hyjnë 17 banorë.

Ai shton se që nga nata e parë do të ketë përdredhje, andaj prisni të papriturën, njofton Klankosova.tv.

“Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar që kemi qenë. Zakonisht Big Brother nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë se ky numër që i them. Qysh natën e parë do të ketë përdredhje. Prisni të papriturën, prisni emocion, kaos, ashtu siç iu ofron Big Brother”, tha Hamiti në Sol të Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm