Siç edhe iu paralajmëruam paraprakisht, sonte publikohet projekti më i ri nga Nora Istrefi i titulluar ‘Majëm’.
Kënga e punuar nga Cricket me videoklip të Entermedias pritet të jetë një ndër hitet e kësaj vere, por pak konfuzion është shkaktuar në rrjete sociale nga Nora dhe Roberti.
Dyshja në postimet e tyre kanë dhënë orë të ndryshme të publikimit të këtij projekti.
Përderisa Roberti e ka paralajmëruar në orën 6 pasdite, Nora e ka paralajmëruar një orë më vonë, në orën 7.
Se cili ka bërë gabim shtypi në postim mbetet të shihet tashmë kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në publikimin e ‘Majëm’. /Prive.al/