Në shumicën e rasteve ai është personi që dhuron për të tjerët, megjithatë duket se pak nga dëshirat që ai i ka shprehur që t’ia plotësojnë të tjerët iu kanë realizuar.
Tash e mbi një vit, këngëtari Labinot Tahiri i ka shkruar letër Presidentit Nishani, kryeministrit Rama, Metës e Sali Berishës për t’u pajisur me pasaportë shqiptare por kjo ka hasur në vesh të shurdhër.
‘Para një viti, kërkova nga Shteti shqiptarë që ta gëzojë pasaporten Shqiptare, por nuk u bë! Kur disa shqiptarë nga Kosova merrnin pasaportat e Serbisë, kisha mundesi edhe unë ta marrë dhe me thonin merre se ka me u be liberalizimi i vizave e të duhet! Por jo, jo, nuk e deshta pasaporten e Serbise.
E drejtë e gjithkujtë është, por ëndrra ime êshtë që të më shkruaj Shqiptarë në letrat identifikuese. Unë vazhdoj ta dua Shqipërinê dhe popullin vllazëror. Liberalizimi nê Kosovë do tê bëhet, por unë zgjedh të vetmen që e dua pasaportën SHQIPTARE.✊ Nuk e di se sa do mendoni pêr mua të dashur miqë qê ta gêzojë Pasaporten shqiptare’ – është shprehur Labi në postimin e tij.
Ndryshe, me dekret të Presidentit Nishani, kohë më parë pasaportën shqiptare e morri Getoar Selimi, teksa sot Shpend Ahmeti, Mimoza Kusari – Lila e Berat Buzhala ishin në listën e personave që i pari i shtetit ka menduar se meritojnë të gëzojnë pasaportën shqiptare. /PRIVE.AL