Ditën e djeshme, këngëtarja Luana Vjollca bëri me dije që projekti i ri do të jetë në bashkëpunim.
Ajo nuk e zbuloi emrin të cilin me gjasë e paska ruajtur për sot.
Luana ka bashkuar forcat me këngëtarin Ramadan Krasniqi – Dani për këngën ‘Sonte’ e cila publikohet nesër në ora 17:00.
Duket se kemi të bëjmë me një baladë që do ngel në mendje. /Prive.al