Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku – Noizy këtë vit është pa dyshim rekordmeni i skenës muzikore shqiptare.
Duke filluar nga numri i projekteve muzikore të publikuara, suksesi i tyre në Youtube dhe numri i koncerteve, ai po kërkohet e po pëlqehet si kurrë më parë kudo ku flitet shqip.
Një mbrëmje për koncert nuk po i mjafton Noizyt i cili për pak orë po paraqitet në dy qytete njëkohësisht.
E pa marrë parasysh këtë interesim të madh të fansave për reperin, në media s’kanë munguar raportimet së fundmi për një koncert të dështuar në një prej klubeve të Tiranës.
Kjo e ka nervozuar aq shumë reperin sa për të dëshmuar të kundërtën, siç nuk vepron shpesh, ka postuar në seri dy prova nga mbrëmja e mbushur me fansa.
Mes tjerash, Noizy ka përdorur një gjuhë jo fort të përshtatshme kur ka folur për lajmet e tilla të paguara duke këshilluar që raportimet e tilla t’i fusin në prapanicë.