Ja kur do të bëjnë dasmën Justin Bieber me Hailey Baldwin

By

Justin dhe Hailey po planifikojnë të bëjnë dasmën e tyre në verën e vonë në shtator.

Ata ligjërisht janë të martuar, por për shkak të angazhimeve dhe problemeve shëndetësore të Justin ata nuk arritën që të bënin dasmën që ëndërrojnë.

Ata planifikojnë të bëjnë një dasmë që do të përfshijë vetëm familjen dhe shoqërinë e çiftit.

Ata mendojnë se është koha e duhur të mendojnë për një celebrim të denjë të martesës së tyre. Justin po trajtohej për depresion dhe të gjithë ishin të fokusuar në përmisimin e tij.

Një burim afër çiftit tha “Tani Justin po ndihet shumë mirë dhe po vazhdon terapinë e tij dhe po punon fort në shëndetin e tij mendor. Ai po mëson se si të menaxhojë në përgjithësi jetën e tij.”

 

Artikuj të ngjashëm