Arbana Osmani është njëra ndër prezantueset më të mira që kanë shqiptarët.
Oratore, origjinale në prezantim dhe me shumë energji, tash e sa vjet ajo është njëra ndër fytyrat markante të televizionit Top Channel.
Në mbrëmjen e së shtunës teksa po e moderonte Big Brother, ajo kishte veshur një fustan latex ngjyrë gjaku, në të cilin dukej mjaft në formë.
Mirëpo të njëjtin fustan sikur të Arbanës, në shkurt të këtij viti e kishte veshur në një ngjarje në Shtetet e Bashkuara edhe këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez.
Lopez njihet për forma bombastike të trupit, e famshme ndër të tjerash për të pasmet e saj dhe ky fustan, duket sikur i bërë fiks për trupin e saj.
Por cilës i rri më bukur, Arbanës apo J Lo-së, vendoseni ju!