Nëse deri para pak kohësh në një periudhë thashethemesh çifti më i pëlqyer i estradës Nora Istrefi dhe Robert Berisha nuk zbulonin shumë detaje nga jeta e tyre, tashmë gjërat qëndrojnë ndryshe.
Me një kaptinë të re të jetës familjare të nisur në shtëpinë e re, edhe momentet më private nga Nora dhe Roberti po zbulohen më shumë.
Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka treguar në rrjetin social Snapchat se si e ka ‘befasuar’ bashkëshorti me mëngjes, duke ia përgatitur vaktin e ushqimit.
Vezët e fërguara kanë qenë ushqimi në të cilin Roberti ka shfaqur aftësitë e tij në kuzhinë. /Prive.al/