Ja cilat janë çmimet për koncertet e ardhshme të Dua Lipës!

By

Çmimet e biletave për turneun “Radical Optimism” të Dua Lipës në vitin 2025 tashmë janë zbuluar nga vet artistja pak ditë më parë, me koncerte të planifikuara në Australi, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Turneu mbështet albumin e saj të tretë, “Radical Optimism”, i cili përfshin këngët hit si “Training Season”, “Houdini” dhe “Illusion”.

Por cilat janë realisht çmimet e biletave për Dua Lipën?

Çmimet e biletave janë konfirmuar për disa data të turneut. Këto janë çmimet e pritura për pjesën evropiane të turneut:

Çmimet për zonën në këmbë pritet të jenë 80,00 € plus TVSH, ndërsa çmimet për zonat e ulura pritet të jenë 60,00 € / 70,00 € / 80,00 € / 90,00 € / 110,00 € plus TVSH.

Për koncertet e këngëtares në stadiumin “Wembley”, çmimet e biletave ishin nga 98 funte (116 euro) deri në 130 funte (154 euro) për zonën në këmbë dhe 64 funte (75 euro) / 85 funte (100 euro) / 130 funte (154 euro) / 155 funte (183 euro) për zonat e afërta me skenën. Pritet që çmimet për koncertin në stadiumin “Anfield” të Liverpoolit të jenë të ngjashme.

 

Artikuj të ngjashëm